Stuhia ‘Ciaran’ ul fuqinë por dëmet janë të mëdha! 14 viktima në Europë

Ciaran e ka ulur fuqinë e saj por, dëmet e stuhisë janë të mëdha, në shumë në shumë vende europiane duke shkaktuar në total 14 viktima. Rreth 200 mm shi ranë gjatë natës nga qyteti bregdetar i Livornos në luginën e brendshme të Mugello, sipas autoriteteve italiane, duke shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati.

Situata mbetet më kritike në Toskanë, ku uji ka marrë përpara çdo gjë ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 6. Uji pushtoi rrugë, shtëpi, përmbyti spitale, fabrika, qendra tregtare në Pratos, Pistoias dhe Pizës, si dhe në Campi Bisenzio.

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajon . Dëme kanë ndodhur edhe në Veneto, ku ka një zjarrfikës të zhdukur. Mbi 20 mijë persona vijojnë të jenë pa energji elektrike. Banorët të bllokuar në shtëpinë e tyre u transportuan me varka nga ekipet e emergjencave. Rreth 190 persona në rajonin qendror italian të Toskanës janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre, duke përfshirë 150 që jetojnë në Campi Bisenzio. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi ndarjen e një fondi prej pesë milionë euro për përmbytjet. Por stuhia Ciaran ka krijuar probleme edhe në vende të tjera europiane. Më shumë se 40 paralajmërime për përmbytje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Gati 150,000 shtëpi kanë mbetur pa energji

Shkollat, linjat ajrore, si dhe shërbimet portuale dhe hekurudhore ende vijojnë të mbyllura. Ciaran la të paktën shtatë njerëz të vdekur në Francë, ndërsa përfshiu Spanjën, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë si dhe Malin e Zi. Stuhia shkatërroi shtëpitë, shkaktoi kaos në udhëtime dhe ndërpreu energjinë për një numër të madh njerëzish. Autoritetet në Greqi gjithashtu kanë paralajmëruar për përmbytje edhe në perëndim të vendit.  Makthi i stuhisë Ciaran mund të përfundojë të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com