Stuhi e fortë shiu në Itali, përmbytet aeroporti i Malpensës

Moti ka ndryshuar “fytyrë” mbrëmjen e sotme, pasi stuhitë e shiut dhe erës kanë goditur disa vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Një stuhi e fuqishme shiu përfshiu zonën e Vareses në Itali, duke shkaktuar përmbytje në aeroportin e Mapensës.

Stuhia e shiut e cila zjgjati rreth 1 orë e 20 minuta shkaktoi përmbytje në rrugët hyrëse të aeroportit dhe futi ujin brenda Terminalit 2, si dhe shkaktoi rrjedhje nga tavani në Terminalin 1.

Megjithatë situata ka filluar të normalizohet si në aeroport ashtu edhe në rrjetin rrugor, dhe autoritetet janë angazhuar për të riparuar dëmet dhe për të rikthyer normalitetin në funksionimin e aeroportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com