Studimi: Shtatzënitë që vijnë nga “Ozempic”, sjellin rrezik për abort

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se gratë që përdorin pilulat kundër obezitetit mund të bëhen më pjellore, por ka dhe efekte anësore. Pilulat kundër mbipeshës mbartin rrezikun e abortit, shkruajnë mediat amerikane.

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin se injeksionet për humbje peshe mund të shkaktojnë gjithashtu defekte të lindjes dhe nuk duhet të përdoren nga askush që shpreson të mbetet shtatzënë.

Humbja e peshës mund të përmirësojë fertilitetin sepse obeziteti ndërhyn me nivelet e hormoneve, por përbërësi “semaglutide” nuk është testuar tek gratë shtatzëna për të parë nëse është i sigurt.

Hulumtimet mbi kafshët duke përfshirë minjtë dhe majmunët sugjerojnë se mund të jetë toksik dhe të çojë në abort dhe anomali.

Prodhuesi i ilaçit, Novo Nordisk, nuk e rekomandon “semaglutide” për gratë shtatzëna ose që ushqejnë fëmijën me gji dhe thotë se ato duhet të ndalojnë marrjen e ilaçit dy muaj përpara se të përpiqen të mbeten shtatzënë.

Ekspertët kanë zbuluar se, disa gra që luftojnë me infertilitetin kanë mbetur shtatzënë papritur pasi kanë marrë “semaglutide”, i cili përdoret për trajtimin e obezitetit dhe diabetit të tipit 2 nën emrat e markave Wegovy dhe Ozempic.

Mjekët në Amerikë gjithashtu kanë filluar ta përdorin atë për të trajtuar sindromën e vezores policistike (PCOS), një gjendje që është një shkak i zakonshëm i infertilitetit dhe është i lidhur me obezitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com