Sipas studimeve, koha e kaluar nga fëmijët rreth moshës 3 vjeç përpara ekraneve të pajisjeve “online”, ndikon në aftësinë për të mësuar fjalë të reja, pasi redukton ndjeshëm kohën e ndërveprimit prind-fëmijë. Ata nuk e kuptojnë që dalëngadalë po humbasin kontaktin me botën e jashtme dhe se po e kthejnë telefonin në një strehë emocionale.
Pasojat janë vërejtur tek fëmijët 3-vjeçarë, në rastin e të cilëve çdo minutë e kaluar para ekranit përkthehet statistikisht në një reduktim prej 6.6 fjalësh të folura nga të rriturit, 4.9 fjalë nga vetë fëmijët dhe 1.1 gjithsej nga e gjithë biseda.
Rrjedhimisht, nëse marrim parasysh se koha e shpenzuar në televizor, smartphone, tablet dhe pajisje të ngjashme nga të vegjlit është mesatarisht 2 orë e 52 minuta në ditë, llogaritja është e lehtë për t’u bërë.
Në një ditë të zakonshme evidentohen 1139 fjalë nga të rritur, 843 fjalë nga fëmijët dhe 194 gjithsej nga e gjithë biseda. Studimi arriti në përfundimin se ekspozimi i fëmijëve të vegjël ndaj ekraneve ndërhyn në mundësitë e tyre për të folur dhe ndërvepruar në mjedisin e shtëpisë.