Strategjia që përdorte ‘Gas’/ Si u bë banakieri “urë lidhëse” mes “kapos” italian të drogës dhe bandës së shqiptarëve

Pronari i një lokali në Capua, 64 vjeç është lidhja mes mes Raffaele Gravante, 46-vjeçar, ish-pronar i restorantit “Le Palme” në via Aeroporto në Capua, dhe shqiptarit Gazmir Shahu, 40 vjeç, i njohur si Gas.

Kjo është teza e hetuesve italianë, të cilët u angazhuan për gjurmimin e protagonistëve të trafikut të drogës të pranishëm në qytetin Capua dhe Santa Maria Capua Vetere.

Granante dhe Shahu tani janë në gjyq pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Lidhja e dy të arrestuarve me banakierin është bërë pas zbulimit të kontakteve të shumta telefonike (direkte dhe indirekte) mes të treve.

Gravante përgjatë pesë muajve në vitin 2021, kishte ndërvepruar 456 herë me pronarin e lokalit Capua dhe mbi 50 herë me “Gas”.

Një tjetër shqiptar, që besohet se ishte i afërt me Shahun, ka folur, sipas asaj që raporton policia, 7 herë me banakierin.

Një tjetër element që e shtyu policinë të besonte se tregtari 64-vjeçar ishte i përfshirë në biznesin e drogës është një bisedë e përgjuar gjatë së cilës ai thotë se ka punuar për t’i dorëzuar “Gas” “çantat e rrobave” të përgatitura nga Gravante.

Por për hetuesit çantat me veshje nënkuptojnë drogë. Droga i ishte dërguar “Gas” nga banakieri jo direkt, por përmes personave të tjerë.

Kalimi i drpgës përmes shqiptarëve të tjerë ishte kërkuar nga vetë “Gas” për të penguar shumë njerëz që të njihnin vendbanimin e tij.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com