Stevie Wonder: Sherri Drake-Kendrick, shpërqendrim nga luftërat e vërteta

Stevie Wonder ka komentuar “sherrin” e bujshëm mes Drake dhe Kendrick Lamar. Këngëtari dhe kompozitori legjendar u pyet nga TMZ se çfarë mendonte për grindjen e dy reperëve dhe u përgjigj: “Çdo lloj lufte është e keqe për botën“.

Lamar dhe Drake janë grindur prej disa vitesh dhe së fundmi kanë publikuar këngë në të cilat shkëmbejnë akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa grindjet vazhduan, një roje nga stafi i sigurisë së Drake u qëllua për vdekje në një përleshje me armë jashtë rezidencës së tij kanadeze javën e kaluar. Policia tha se ishte e paqartë nëse ngjarja kishte apo jo lidhje me grindjen e reperëve.

I pyetur nëse sherri mes Lamar dhe Drake e ka shqetësuar atë, Stevie Wonder u përgjigj: “Nuk kam ndonjë ndjenjë të keqe, thjesht mendoj se njerëzit duhet të përqendrohen në atë që po ndodh, sepse këto gjëra janë thjesht shpërqendrim. A e dini luftërat që po ndodhin tani? A jeni në dijeni të problemit të të pastrehëve? ».

Grindja u përshkallëzua pak ditë më parë kur Lamar sulmoi Drake dhe J Cole me këngën e tij “First Person Shooter”. Që atëherë ajo ka tërhequr vëmendjen pasi në një video të postuar në Instagram, zyrtarët e fushatës së Presidentit të SHBA Joe Biden morën këngën e Lamar ‘Euphoria’ dhe ndryshuan disa nga tekstet që fillimisht kishin për qëllim të sulmonin Drake dhe i përshtatën kundër ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com