Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj për ndryshim të masës së sigurisë.
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj, mbahen në qeli prej gushtit të kaluar në lidhje me hetimet e nisura për koncesionin e Sterilizimit.
Gjykata e Posaçme, caktoi 8 masa sigurimi, mes të cilëve për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin, Ilir Rrapaj, për koncensionin me vlerë rreth 100 milionë dollarë të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Pak dite më parë SPAK mbylli hetimet për këtë dosje./m.j