Mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh ka organizuar një darkë romantike për Heidin dhe Romeon. Çifti pas debatesh dhe krisjesh u ribashkuan dhe tashmë po shijojnë momente bashkë në shtëpinë më të famshme.
Këtë mbrëmje të veçantë ata kanë zgjedhur të njohin më shumë njëri-tjetrin, duke folur për jetën dhe familjarët.
Mirëpo disa minuta të veçanta ata ja kushtuan edhe një bisede shumë të këndshme për planet për të krijuar familje dhe për të patur fëmijë.
Për këtë të fundit, Heidi thotë se kërkon kohë dhe përkushtim, ndërsa Romeo tha se nuk ka më kohë për të humbur dhe se janë të rritur për ta bërë një hap të tillë.
Për më shumë shihni videon më poshtë: