Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se mazhoranca vijon punën e saj në Kuvend.
Ndërsa ka ndarë foto nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, zhvilluar mëngjesin e të hënës, ministrja Spiropali thekson se puna e mazhorancës në Kuvend, vazhdon rregullisht, pavarësisht tekave të opozitës.
“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në komisione parlamentare dhe seancë plenare qëndron, propozon, debaton, voton, pavarësisht tekave të opozitës që herë pas here s’dihet nga fluturon”, nënvizon Spiropali./m.j