“Është hera e parë që e mar fjalën në këto 4 muaj të këtij teatri dhe cirku”, kështu u shpreh sot Ministrja Elisa Spiropali sot në Kuvend, duke iu kërkuar deputetëve të opozitës të respektojnë Festën e Mësuesve.
Ajo u shpreh se zhurma e debatet në sallë janë shembulli më i keq që deputetët e PD-së po u japin fëmijëve të këtij vendi.
Pjesë nga seanca parlamentare:
Elisa Spiropali: Dua t’ju them diçka shumë miqësisht, sot është 7 Marsi, vetëm një koment. Zoti deputet, desha të bëj një urim…
(Deputetët e PD e kundërshtojnë, krijojnë zhurmë)
Ermonela Felaj: Ulu se është për turpin tuaj kjo që jeni duke bërë.
Elisa Spiropali: Për të gjithë mësuesit e Shqipërisë sot për 7 Mars. Qetësohuni, ç’keni? Të paktën ata na kanë mësuar se kur flet dikush, nuk ka zhurmë e bilbila. Ka ardhur koha t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta, ejani në Konferencën e Kryetarëve, ejani në Komisionin e Reformës Zhjedhore. Ju të gjithë fëmijëve të Shqipërisë po u jepni shembullin më të shëmtuar Ervin, e kam shumë sinqerisht këtë gjë. Partitë e bashkuat, jeni gjallë e jeni në dritë të vërtetë, vazhdoni përpara dhe përgjigjia është e thjeshtë. Gëzuar 8 Marsin dhe për gratë se nesër nuk jemi këtu.
/a.r