Ministrja Elisa Spiropali ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin “Interview” në Euronews Albania, ku ka folur dhe për jetën e saj personale, por nuk ka kursyer dhe opinionet për liderët politik.
Spiropali me ironi tha se i mungon Sali Berisha, pasi sipas saj s’ka njeri tjetër me kë të replikojë në Kuvend.
Ndërsa për Edi Ramën, theksoi se është një njeri që i kupton rreziqet e pushtetit duke theksuar se është një person që Shqipëria do të jetë një lider në rajon.
“Më mungon Berisha, nuk është më në parlament është në dritare. Opinionet në politikë janë shumë të vështira, por unë mundohem që të mos e ndaj Elisën si një qytetare dhe Elisën që është brenda forcës politike dhe Parlamentit.
Besoj se Edi Rama është një njeri që i kupton rreziqet e pushtetit. Rama është një njeri që mbi të gjitha ka progresin dhe modernizmin e Shqipërisë. Rama ka synuar dhe ia ka dalë të hedhë dritë me atë që Shqipëria duhet të jetë. Rama është një njeri që e beson se Shqipëria mund të jetë një lider në rajon”-tha ajo.