Spiro Brumbulli thirrje për kujdes me llogaritë bankare: Problemi me hakerimet s’është vetëm institucional!

Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në “ABC News” foli për hakerimet dhe rrezikut që i kanosen bankave nga hakerat.

Gjatë kësaj interviste Spiro Brumbulli sot jemi në një kohë kur ndërgjegjësimi është kthyer në një faktor shumë të rëndësishëm.

Ai shtoi se grupet e hakerimit shfrytëzojnë çdo mundësi dobësi duke bërë thirrje edhe që qytetarët të tregohen të kujdesshëm sidomos me zhvillimet e reja teknologjike.

“Në epokën ku kemi hyrë duhet të mësohemi me një qasje të re dhe zakone të reja që deri më parë nuk kanë qenë të pranishme. Por në këtë situatë është shumë i rëndësishëm edhe ndërgjegjësimi. Sot në 11 banka kemi E-banking, t’i nuk ke takim me asnjë punonjës të bankës dhe bën çdo veprim, bën këmbime, bën pagesa. Pra moria e kërkesave që të plotëson e bën të pavlefshme shkuarjen në banke. Por sot duhet ta mbash t’i përgjegjësinë. Nuk është e frikshme të kesh llogari në E-banking, por duhet kujdes. Në shumë raste në botë hakerimet kanë ndodhur edhe për shkak se janë treguar të papërgjegjshëm. Problemi nuk është vetëm institucional makro është edhe mikro. Por lufta është paralele dhe gjithmonë do të ketë njerëz që do kërkojnë të shfrytëzojnë dobësi. Ndaj ne duhet të tregojmë kujdes për mënyrën e përdorimit, nuk duhet të futemi në faqe të pasigurta, apo në internete që nuk kanë siguri”, ka thënë ndër të tjera ai.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com