Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci bën me dije se afatet hetimore do të zgjaten deri në Mars të vitit 2025.
Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Kujtojmë se ish-zv/Kryeministri po hetohet në mungesë edhe pse ndaj tij ka masë arresti në burg, pasi Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.
Arben Ahmetaj po hetohet edhe për çështjen e njohur si “Buka”, që ka të bëjë me privatizimin e kompanisë së bukës, ku asetet e shtetit dhe te privatëve janë rivlerësuar me çmimet e tregut, sikundër kërkohej nga vendimet e gjykatave në atë kohë. SPAK thotë se hetimet e deritanishme kanë treguar se Ahmetaj shpërdoroi detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha”.