Analisti Ilir Yzeiri thotë në Report Tv se 21 janari dhe Gërdeci janë dy çështje që duhet të hetohen me themel. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Yzeiri thotë se tashmë drejtësia është e vendosur që t’i shkojë deri në fund çështjeve sensitive dhe se nuk ka më frikë të prekë politikanë si Berisha dhe Ilir Meta që dikur cilësoheshin ‘të paprekshëm’.
Ai thekson se tashmë është e rëndësishme që ata shkojnë në dyert e drejtësisë si qytetarë të thjeshtë.
“Kjo çështje vetëm sapo ka filluar. Të dyja palët qoftë SPAK qoftë pala e Berishës dhe Malltezit janë në pozicionet e tyre. Ne duhet të presim se ca do dalë nga marrja në pyetje. E rëndësishme është që ky proces ka nisur dhe Berisha është një qytetar i marrë në hetim ndërsa dhëndri i tij është ia akuzuar direkt për korrupsion dhe përfitim në aferën Partizani.
Drejtësia është e vendosur që do ti shkojë deri në fund çështjeve sensitive që kanë përfshirë apo mbuluar hapësirën mediatike në gjithë këta vjet. 21 janari, siç e thonte Brozi, është çështja më e ndjeshme dhe jo vetëm duhet hapur, por hetuar me themel, 21 janari dhe Gërdeci po ashtu. Këtu nuk është puna enjë plumbi, plumbi që i mori jetën Aleks Nikës është më shumë se kaq. Duhet të presim që kjo çështje të hetohet ashtu siç është për tu hetuar. E rëndësishme është që SPAK dhe Prokuroria e ka vrarë frikën, nuk kamë drojë ti kthehet çështje që deri dje kishte frikë tu afrohej për shkak të pushtetit që kishte Berisha dhe Meta. Ja kemi arritur asaj dite që edhe këta politikanë që dikur quheshin të paprekshëm tani shkojnë dhe paraqiten si qytetarë të thjeshtë para drejtësisë”, tha Yzeiri në Report Tv.
/f.s