Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, ku kërkon rikthimin e tij në qeli.
Gjyqtarja Iliriana Olldashi, ishte ajo e cila ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në arrest shtëpie’ për dhëndrin e Sali Berishës, i cili u arrestua nga SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Kujtojmë se Jamarbër Malltezi është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani.
Dhëndri i Sali Berishës akuzohet se përfitoi miliona në mënyrë tē paligjshme mbi një truall të marrë shtetit, si dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani.