SPAK po i heton pasurinë? Noka: Unë edhe makinën e kam me kredi!

Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të tij. I ftuar në A2 CNN, në emisionin Debat nga Alba Alishani, Noka tha se nuk është vënë në dijeni, megjithatë shprehet se nuk është aspak i shqetësuar për shkak se pasuria e tij është e deklaruar.

Ai e konsideroi si një presion i Dumanit, por shton se kjo nuk e step në betejën e tij opozitare.

“Nuk e di dhe nuk shqetësohem fare, e kam thënë qe e kam deklaruar pasurinë prej 16 vitesh, jam i pastër para ligjit në mënyrë absolute, kam një apartament që kam 16 vjet që paguaj kredi, kam një makinë që kam 10 vite që paguaj kredi, asgjë tjetër përveç trupit tim, nuk jam në dijeni, por të të vazhdojnë sa të duan, nuk kam shqetësim, nuk i kam futur dorën askujtnë xhep, fle i qetë, a nëse duan të hetojnë, duan të shfryjnë duf, le të vijojnë, Dumani apo dushmani. Asgjë nuk më ndal për këtë betejë time”, tha Noka.

Reagimi erdhi pasi në disa media është publikuar lajmi se ndaj tij, SPAK ka nisur një hetim pasuror.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com