SPAK mori Berishën të pandehur, ish-prokurori: Nuk ka gjasa që t’i ndryshohet masa e sigurisë!

Avokati Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, në emisionin “Open” në News24, duke folur për marrjen si të pandehur të Sali Berishës, kreu i PD-së, nga ana e SPAK, tha se proceduarialisht Prokuroria Speciale ka avancuar, duke formalizuar akuzën.

Beçi tha se në pikëpamjen proceduriale nuk ka gjasa që të kemi një lehtësim të masës së sigurisë ndaj Sali Berishës deri në përfundim të gjykimit.

“Në aspektin procedurial, SPAK me aktin e marrjes së Berishës si të pandehur duhet të thotë provat e reja që e kanë avancuar çështjen.

Në momentin që u mor i pandehur, SPAK nuk ka më asnjë mundësi që të mbyllë çështjen, që do të thotë se SPAK ose ka forcuar provat që ka pasur ose ka gjetur prova të reja. Kjo është ana proceduriale”, tha Beçi.

Ai tha se dosja, sikundër u tha se përbëhet nga 500 faqe, duhet të përfshijë provat e reja, ose përforëcimin e provave që kishte, dhe kjo mbetet sfidë për SPAK.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com