SPAK kërkon ta “mbyllë” në shtëpi, Berisha bën bilancin e opozitës: Viti i ngritjes së fuqishme!

Rrugëtimi politik i demokrateve përgjatë 2024-ës ishte me pengesa, por bilanci i fundvitit për Sali Berishën rezulton pozitiv.

“Ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare. Ky ishte viti në të cilin opozita ia doli, sado që hasi rezistencë të madhe, të paraqesë para shqiptarëve dhe botës, Skrapin e partisë si një organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani”, tha Berisha.

Ndërrimi i viteve do e gjeje Sali Berishën në shtëpi, por SPAK kërkon që në 2025 lideri i opozitës të mos shkelë më jashtë banesës së tij. Më 3 janar fjalën e fundit për fatin politik te kreut te PD e ka apeli i posaçëm.

“SPAK ka bërë dhe bën çdo përpjekje për të zbatuar urdhrin e Edi Ramës, por unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim”, shtoi lideri i demokratëve.

Konferenca e fundvitit përkoi në të njëjtën kohe më atë të kundërshtarit politik, që fliste si pritës i samitit të NATOS-s në 2027 ku i ftuar parashikohet te jete edhe presidenti amerikan Donald Trump, por planet e Sali Berishës janë krejt tjetër.

“Në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi se opozita do shkojë drejt zgjedhjeve të pranverës me program, por edhe me mosbindje civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com