E ndërsa Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ish-kryeministri ka thirrur protestë para ambienteve të Kuvendit,me qëllim pengimin e seancës.
Nisur nga kjo rreth 800 efektivë të Policisë së Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.
Gjithashtu se në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve, me synimin që policia të ketë të gjitha provat e mundshme në rast se ndodhin incidente të mundshme.