“SPAK ka kryer punë me mua”, Murrizi: Oficeri më shoqëroi te një prokuror që…

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe duke folur për mediat, nuk ka zbuluar arsyen e paraqitjes, duke dhënë përgjigje evazive.

Ai tha se do të merret vesh shpejt pse u paraqit, por ku gazetarët e pyetën nëse ishte thirrur për ndonjë hetim, Murrizi u shpreh duke thënë “SPAK ka kryer punë me Myslimi, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë”.

Pjesë nga prononcimi për media:

-Për çfarë u thirrët?

Murrizi: Do ta merrni vesh më vonë. E dini ju çfarë denoncimesh

-Ishit si kallëzues, apo në kuadër të një hetimi?

Murrizi: SPAK ka kryer punë me Myslimi, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë. Më kanë hetuar 10 muaj rresh nga një grusht fëlliqësirash të policisë së shtetit. Por kur nuk ka të bëjë me këtë.

-Nga kush prokuror u pritet?

Murrizi: Nuk i njoh këta të të ndërmarrjes së SPAK. Oficeri më shoqëroi te një prokuror që nuk e di… nuk ia mora kartën e ID se nuk as vetë nuk e kisha.

-Kishit ndonjë material shtesë, apo dhatë deklarime?

Murrizi: Unë hyra me duar në xhepa. Materialet shtesë janë këta që hyjnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë , nuk kam nevojë për letra.

-Ka të bëjë me qëndrimet tuaja publike, funksionet?

Murrizi: Jo jo! Qëndrimet do të bëjë prapë unë, nuk ka kush më ndalon

-Po për çfarë u thirrët?

Murrizi: Si një nga 3800 mijë votuesit dhe një nga 5 milionë shqiptarë

-Jo të gjithë mund të shkojnë në SPAK.

Murrizi: Edhe çudi të shkojnë të gjithë nuk është. E mbani mend Krajën kur thirri Bektashin me 250 katundarë, ka korrë apo s’ka korrë fshatin me autokombajnë. Një fshat e mbaroi Kraja. Kështu që, avash avash besoj do të vijnë edhe fshatrat e tjerë.

-Për çfarë fshati ishit ju sot?

Murrizi: Pyesni Krajën, kur të dalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com