SPAK hetim për fondacionin e Liri Berishës, avokati: Strehë vjedhjeje dhe korrupsioni! Nëse “zbërthehet” mbrëmja gala e 2012-ës…

SPAK po verifikon të gjitha pasuritë por edhe transanksionet bankare të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të afërmve të tij, pas nisjes së hetimeve në lidhje me çështjen “Partizani”. Në sitë kanë kaluar edhe pasuritë në emër të bashkëshortes së tij Liri Berisha, përfshi edhe fondacionin e themeluar prej saj, “Fëmijët shqiptarë”.

Mësohet së prokuroria po analizon të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit përfshirë donacione dhe blerje. Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, deklaroi se fondacioni i i krijuar nga Liri Berisha, “Fëmijët shqiptarë”, është një strehë vjedhjeje dhe korrupsioni.

“Edhe pushtetin që e morën dhe mbanin deri edhe me gjak, si gjaku i Gërdecit, i ’97-ës apo i 21 Janarit, ishte pikërisht për këtë qëllim, që të vidhnin dhe të mos linin kurus këtij vendi. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale, si familja Meta. Në këtë kuadër, edhe ky fondacion u ndërtua për të bërë korrupsion për të lidhur një fondacion. Si strategji veprimi kishte atë që fillimisht evidentoi bizneset më të fuqishme të vendit, 90 ishin kryesorët dhe fillimisht këtyre bizneseve, nëpërmjet kreut të familjes po edhe ish kryeministrit Berisha u bënin presione, i tundonin me lloj lloj akuzash dhe të tjera dhe më pas në formën e gjobëvënies u kanë marrë sasi të mëdha lekësh, gjoja për fondacionin por që janë përdorur nga familja Berisha. Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka qenë një i tillë”, tha avokati.

Sipas tij, SPAK mjafton të hetojë vitin 2012, kohë kur Liri Berisha bëri një mbrëmje gala me të ftuar biznesmenë, ku sipas tij u mblodhën miliona dollarë por kanë deklaruar vetëm 240 mijë dollarë donacione.

“SPAK mjafton të marrë vetëm një vit, atë të 2012-ës. Zonja Berisha ka deklaruar zyrtarisht se ka marrë 240 mijë euro dollarë donacione atë vit, mirëpo shqiptarët kanë parasysh datën 12 Tetor 2012, ku Liri Berisha bëri një mbrëmje gala, ku ftoi 800 biznesmenë, të cilët që në hyrje duhej të paguanin 600 euro. Siç thashë, vetëm në këtë natë ajo mori rreth 100 piktura me 20 euro secilën, dhe ua dha këtyre biznesmenëve me 100 mijë euro njërën. Vetëm atë natë janë grumbulluar 5 milionë ndërkohë që për të gjithë vitit thotë se janë grumbulluar 240 mijë dollarë. Për të mos folur për donacionet e tjera në formën e gjobës, ku shantazhonin biznesmenët.“, shtoi avokati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com