Spahiu: Kush loboi më fort në SHBA për fitoren e Trump: Shqipëria, Serbia apo Kosova?

Kreshnik Spahiu analizoi në ‘5 Pyetjet nga Babaramo sfidat gjeopolitike që Kosova dhe shqiptarët mund të përballen në kontekstin e ndryshimeve globale dhe rajonale, pas sulmit terrorist në Zubin-Potok, ku u sulmua infrastruktura kritike e Kosovës.

Ai thekson rrezikun e shpalljes së autonomisë nga serbët në veri, duke e cilësuar si pjesë të një strategjie për të thelluar ndarjen dhe për të arritur një mosbashkëjetesë me shqiptarët.

‘Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe një konkluzion në fund të analizës me shumë modesti deklaroi se Serbia po shpejton në kohë për ta vendosur administratën e re amerikane përpara statusit të kryer të serbëve në veri. Pyetja e parë lind, a janë shqiptarë apo serbët një hap para ndryshimeve gjeo-politike në Ballkan, dhe me ndryshimin e administratës amerikane. Donald Trump do ketë një protagonizëm se administrata Biden dhe do kërkojë një follou up, një vazhdimësi të politikës së tij protagoniste në Europë Ballkan dhe Azi. Trump nuk vjen për herë të parë, duhet të rifreskojmë mendimet e Trump për Kosovën, qeverinë e Kurtit. Dualizmin e dy projekteve amerikan dhe europian.’

Spahiu nënvizon rëndësinë e projektit franko-gjerman për Kosovën, duke e cilësuar si më të mirin për shqiptarët, dhe paralajmëron se çdo projekt i ardhshëm mund të jetë më i keq.

‘Pyetja e dytë që ne shqiptarët dhe Kosova do përballen pas 4 muajsh me një projekt të ri për Kosovën, më të mirë se franko gjerman, më të keq apo të njëjtin. I vetmi gabim që ne mund të shohim tek vetja, nuk e kemi përqendruar në koha projektin franko gjerman. Është më i miri për shqiptarët, dhe çdo projekt më vonë ose do jetë njësoj ose më keq.’

Ai gjithashtu flet për ndikimin e faktorëve pro-rus në rajon dhe shqetësimet për destabilizimin nga Rusia.

‘Serbët, po përgatiten të shpallin autonominë në veri. Kërkojnë krahinë. Gjithë fokusi i investimit për aleanca dhe partneritetin është të detyrojë perëndimin të njohë autonominë, për të lënë një gozhdë që kjo krahinë në të ardhmen të thellohet derisa të shkojë në konceptin e tyre të mos bashkëjetesës me shqiptarët. Sot një nga lajmet ishte që faktori ndërkombëtar nuk lejoi trupat ushtarake të Kosovës të shkojë në veri. Këtu nuk shtrohet problemi a e ka bërë Serbia? Ka faktorë më të fortë? Amerikanet kanë patur prej vitesh shqetësimin për faktorët pro rus. Sot po kuptojmë se gjithë këto faktorë politikë me ndikim rus janë baza shumë të rrezikshme për destabilizimin e rajonit.’

Spahiu kritikon indiferencën e mediave shqiptare ndaj këtyre çështjeve, duke e krahasuar me alarmin që ngrihet në Europë për përgatitjet për luftë. Në këtë kontekst, ai shpreh shqetësimin për klimën e tensionuar dhe nevojën për vigjilencë të shtuar në rajon.

‘E keqja më e vogël është nëse e kanë bërë serbët. Po flitet për një tensionim nga Rusia. Ka një kontrast të klimës mediatike në Europë me klimën në Shqipëri. Në Europë 40% e lajmeve janë reale të përgatitjes së Europës për luftë. Vetëm në Shqipëri ka indiferentizim. Duke qenë si vend i NATO-s, duhet të ketë sensibilitet. Lajmet në mediat europiane janë alarm i jashtëzakonshëm që i shtrihet Europës.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com