Spahiu: Fajin e ka Rama që zgjodhi president shokun e Durim Bamit. Por Kryemadhi s’e ka tradhëtuar Metën

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Studio Live për Arbër Hitajn paraqitjen e sotme në SPAK të kreut të PL-së Ilir Meta.

Spahiu shikon një lidhje të hetimeve aktuale të drejtësisë për Metën dhe Kryemadhin nga njëra anë dhe arrestimit të Durim Bamit në Dubai nag ana tjetër që për Spahiun është një mik i Metës.

‘Kam një koment të shkurtër. Kreu i SPAK është në një presion të fortë politik, dhe nga krimi, jam i qëndrimit që SPAK është opozita më e fortë në Shqipëri, sa i përket deklarateve të Metës mbetem konseguent që Monika Kryemadhi nuk e ka tradhtuar Metën.

Janë në një një qëndrim bëjnë lojë, janë në teatër. Teatri mes dry aktorëve është që Kryemadhi të marrë përgjegjësi ligjore në SPAK duke qenë grua të vihet në një masë të lehtë dhe Meta të ruajë kreun politik Monikës i është lënë detyra të ruaj  familjen. Ka zhvillime që nuk janë të rastësishme, Kur u morën në hetim, në Dubai është arrestuar Durim Bami, në politikë dhe drejtësi asnjëherë nuk shoh rastësi.

Fajin e ka Edi Rama që e zgjodhi president të Shqipërisë shokun e Durim Bamit. Nëse do kishim parime nuk do ishim më çështjen Bami dhe as çështjen Meta.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com