Sot seancë plenare për buxhetin 2024/ Ditë jo e qetë për Kuvendin

Këtë të hënë, në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën e radhës plenare.

Në këtë seancë pritet të diskutohet buxheti i vitit 2024. Por ashtu si në ditët e tjera kur ka pasur Parlament, as sot nuk pritet një seancë e qetë dhe normale.

Kjo, pasi opozita ka nisur prej disa ditësh një aksion, ku ka “paralizuar” jetën parlamentare.

Opozita ka paralajmëruar se protestat e tyre mund të përshkallëzohen deri në grevë urie.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe kanë deklaruar se nuk do të ndalin aksionin deri në plotësimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com