Pas shumë vitesh negociata, ditën e sotme pritet që të finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve.
Marrëveshja do të nënshkruhet në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Italian, Antonio Tajani.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen dhe shkruan se do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë në Itali.
“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Marrëveshja do të firomoset sot në orën 10:00 dhe më pas në orën 11:00 do të ketë një konferencë të përbashkët të dy ministrave.
/a.r