Sot mblidhet Këshilli i Mandateve për mandatin e Berishës, ish-kryeministri thërret protestë para Kryesisë së Kuvendit

Këshilli i Mandateve mblidhet sot në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit prej javësh refuzoi të paraqitej pranë gjykatës speciale, me argumentin se masa ndaj tij ishte marrë anashkaluar Kuvendit dhe ai nuk e njihte një vendim antikushtetues, siç u quan ndryshe ai.

Tashmë që prokurorrët bënë kërkesë Kuvendit, Berisha nuk e ka konfirmuar ende nëse do të ulet përballë tyre në mbledhjen vendimtare të orës 12.

Ndërkohë Rithemelimi ka paralajmëruar se do të protestojë në ambientet e jashtme të godinës. Në një konference për shtyp, Berisha tha se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me çështjen e tij gjyqësore, por sipas tij me mohimin e të drejtave të opozitës.

Ndonëse Gazmend Bardhi nuk e mbështeti idenë e protestave, por ai është një prej 30 deputetëve që i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar arrestimin e Berishës.

Theksojmë se ish-kryeministri është nën hetim nga SPAK për dosjen “Partizani”, nga privatizimi i të cilit, sipas prokurorëve, dhëndri i Berishës përfitoi 5 milionë euro.

Për këtë, lideri i Foltores u vu nën hetim nën masën detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë vendit, por Berisha nuk iu bind me argumentin e kishte imunitet.

Pas 3 mosparaqitjesh pranë SPAK, prokurorët kërkuan një masë më të ashpër ndaj tij, ndërsa Berisha ka deklaruar se do ta respektojë vendimin që kalon nga Kuvendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com