Sot konstituohet Komisioni Hetimor i Shëndetësisë! Rithemelimi hoqi dorë nga hetimi i dy koncesioneve

Pas një beteje disa mujore në Kuvend për ngritjen e Komisioneve Hetimore, të hënën do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, nga dy të fituar nga opozita: ai për Koncesionet në Shëndetësi.

Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur në orën 11:00 mbledhjen e parë të Komisionit, që përgjatë 4 muajve do të bëjë hetimin parlamentar të dy koncesioneve të dhëna në shëndetësi: Sterilizimin dhe Check-Up, të dy nën hetim edhe nga organet e drejtësisë.

Pa dhënë shumë shpjegime, opozitarët e Rithemelimit kanë hequr dorë nga hetimi për 2 kontrata të tjera koncesionare, atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë. Koncesioni i hemodializës është fituar që në 2015-tën, nga Diavita Sh.P.K, një kompani asokohe në bashkëpronësi të spitalit amerikan dhe biznesmenit Klodian Allajbeu. Ndërsa kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë është përfolur si një firmë fituese në Holandë e lidhur po me të njëjtin emër.

Nesër nis punën komisioni hetimor për ‘Shëndetësinë’! Rithemelimi hoqi dorë nga hetimi i dy koncesioneve të lidhura me Allajbeun

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ngrit me 95 vota pro të enjten e kaluar në parlament, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita.

Mes 45 deputetëve që nuk votuan ngritjen e komisionit përveç 20 të Rithemelimit ishin edhe deputetët e Bashës ligjvënësit e PDIU, Partisë së Lirisë dhe aleatët e partive të djathtë.

Komisioni Hetimor për shëndetësinë përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga Rithemelimi dhe 8 nga maxhoranca, që përbri kryetares opozitare Albana Vokshit, i kanë besuar nënkryetarin ligjvënësit më të ri socialist Plarent Ndrecës.

Bashkë me Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi është ngritur edhe ai për sistemin TIMS që do të drejtohet nga Ervin Salianji. Këto dy komisione u ngritën në këmbim të kthimit të punimeve normale të parlamentit, që Rithemelimi e mbante në kaos prej tetorit.

shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com