Sot 13 vite nga ‘21 Janari’, çfarë po ndodh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Sot shënohen 13 vite nga protesta e dhunshme me 4 të vdekur e 21 Janarit që u mbajt në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ashtu si për çdo vit, familjarë, por edhe qytetarë të thjeshtë bëjnë homazhe në bulevard. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, në bulevard janë mbledhur shumë njerëz.

Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre. Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë. Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com