Sophie Turner ka dhënë intervistën e saj të parë që nga divorci me Joe Jonas, në të cilën ajo flet për ndarjen e tyre. Aktorja foli për “British Vogue” ku u shpreh se nuk ka qenë aspak periudhë e lehtë për të.
“Kishte ditë që nuk e dija nëse do t’ia dilja. Ishin ditët më të këqija të jetës sime. Isha duke thirrur avokatin tim dhe i thashë: “Nuk mund ta bëj këtë, thjesht nuk mund ta duroj më”. Unë kurrë nuk kam qenë aq e fortë sa për të mbrojtur veten”, tregoi ajo.
Sophie Turner Breaks Silence About “Shocking” Joe Jonas Split: “Worst Few Days of My Life” https://t.co/lgEiZrHQEw
— The Hollywood Reporter (@THR) May 15, 2024
Çifti u divorcua në shtator 2023, pas katër vitesh martesë. Edhe pse fillimisht, ata folën për një divorc miqësor, gjërat përfundimisht u ndërlikuan kur Turner ngriti një padi kundër ish-bashkëshortit të saj, duke thënë se ai i mbante në mënyrë të paligjshme vajzat e tyre në New York.