Soni Malaj: Do ndonjë këngë tjetër Dua ja falim!

Një tiktoker i njohur pak muaj më parë ka vënë në dukje ngjashmërinë që ka kënga e Dua Lipa-s, ‘Dance The Night’ me atë të Soni Malaj-t ‘Fouristrada’ e cila është lancuar shumë kohë më parë.

Atë ngjashmëri e ka konfirmuar dhe vetë Soni Malaj, e cila e ka ripublikuar postimin e tiktokerit, ku janë bashkë të dyja këngët dhe dëgjohet qartë melodia e tyre.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për emisionin ‘E diela jonë’, Soni është pyetur lidhur me marrjen e të drejtave nga Dua Lipa për përdorimin e elementëve të këngës së saj e ndërsa Soni ka thënë: ‘Ia falim dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër ia falim.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com