Sondazhi/ Skandali në Parlamentin Europian, 550 punonjës kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe psikologjike

Ndodh edhe në Parlamentin Europian. Janë plot 550 punonjës të institucionit të lartë të Bashkimit Europian që pohojnë se kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe psikologjike. Rezultati është i anketës së zhvilluar nga grupi i fushatës ‘MeTooPE’, e publikuar nga Politico.

Në sondazh u pyetën 1 mijë e 135 persona midis qershorit dhe gushtit 2023 nëse janë ngacmuar në vendin e punës. Nga tetë eurodeputetë që iu përgjigjën anketës, gjashtë prej tyre thanë se kishin përjetuar ngacmime. Gati gjysma e të anketuarve (49.6përqind) thanë se kishin përjetuar ngacmim psikologjik në punë, ndërsa 15.5përqind thanë se kishin përjetuar ngacmim seksual dhe 8.1 përqind u përballën me ngacmim fizik.

“Këto shifra janë thjesht shumë të larta”, tha Vlada Polisadova, asistente parlamentare dhe vullnetare me “MeTooEP”, e cila lufton fenomenin e ngacmimit seksual dhe kërkon të përmirësojë kushtet e punës në Parlamentin Evropian. Ajo e konsideron shumë të lartë numrin e personave që kanë qenë dëshmitarë apo kanë përjetuar ngacmime.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 42.4 për qind e njerëzve kishin qenë dëshmitarë të një forme të ngacmimit në vendin e punës. Shumë të anketuar thanë se nuk e raportuan zyrtarisht abuzimin për shkak të se “ngacmuesi ishte më i fuqishëm”, ‘’mungesë e besimit”, “frikës nga pasojat” apo dhe ‘’paqartësisë në procedurat e raportimit “. Ata që e ngritën këtë çështje brenda Parlamentit Europian raportuan se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim; se nuk u morën seriozisht; ose se janë dënuar nga eprori i tyre.  Shumë prej tyre raportuan më pas se ishin zhvendosur në një punë tjetër, ndërsa disa u inkurajuan të largoheshin fare nga Parlamenti Europian./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com