Sondazhi/Shqiptarët duan liderë të fortë, edhe nëse veprojnë në kundërshtim me ligjet

Barometri i Euronews ka vendosur qytetarët përballë disa pohimeve për të kuptuar mendimin e tyre nëpërmjet dakordësisë ose jo me këto pohime. Një pohim i dhënë dhe që ka marrë 46,5 % të dakordësisë së qytetarëve është: “një lider i fortë është mirë për Shqipërinë edhe nëse ai duke synuar zgjidhjen e problemeve të vendit, vepron në kundërshtim me ligjet”.

Të dhënat tregojnë qartë se pranueshmëria e qytetarëve është e lartë për të pasur një lider të fortë që udhëheq vendin. Po ashtu në një pohim tjetër ata bien dakord se “partitë politike krijojnë konflikte artificiale më njëra-tjetrën”.

Niveli i dakordësisë për këtë pohim është 86.8%. Po ashtu 70.2% e qytetarëve janë dakord me pohimin “se kryeministrat tanë duhet ti sigurojnë partive opozitare gjithë lirinë e nevojshme për të kundërshuar politikat e qeverisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com