Sondazhi për Shkodrën: Rama mund të marrë deri në 5 mandate! ‘Kërcënohen’ pozitat e Berishës dhe Doshit

Sipas të dhënave të sondazhit të realizuar nga Instituti Piepoli në bashkëpunim me Report TV për qarkun e Shkodrës, koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore vijon të mbajë epërsinë ndaj Partisë Socialiste.

Një bastion i së djathtës, të dhënat tregojnë se PD-ASHM rezulton me një mbështetje që varion nga 42.5% deri në 44.5% të votave, duke siguruar 4 deri në 6 mandate, në të njëjtin nivel me zgjedhjet e vitit 2021 kur mori 6 mandate.

Partia Socialiste renditet e dyta dhe merr 34% deri në 36% të votave, që përkthehet në 3 deri në 5 mandate. PS në këtë qark në 2021 ka marrë 3 mandate dhe sipas projeksioneve të Piepolit, gjasat janë që mund të marrë deri në 5 mandate.


Tom Doshi ruan pozitat në qarkun e Shkodrës, duke u renditur si forcë e tretë, me 8-9% të votave dhe mund të marrë 0-2 mandate. Edhe në 2021, PSD e Tom Doshit mori 2 mandate. Kryeqendra e veriut, prodhon në total 11 mandate.

Stylish GIF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com