Juristi Kreshnik Spahiu nga ekrani i Report Tv iu drejtua opozitës me një pyetje mbi kryetaren e re të Kuvendit, Elisa Spiropalin. Spahiu tha se ajo është vënë në shënjestër të akuzave të opozitës, por Spahiu i pyeti se kush është kryetar më i mirë, Elisa, Ruçi, Meta, Nikolla apo Gjinushi?
Për juristin, Spiropali është figura që i duhej Kuvendit për të drejtuar në vitin 2024, duke theksuar se vjen pa ngarkesa nga e shkuara politike, s’ka qenë pjesë e dosjeve penale të prokurorisë apo edhe e Sigurimit të Shtetit.
“Elisa Spiopali është bërë target i bullizmit të shumë kritikëve apo opozitës. Do i bëja një pyetje opozitës, është më mirë për ju Elisa Spiropali apo Gramoz Ruci, është më mirë Elisa apo Skënder Gjinushi? Elisa Spiropali apo Lindita Nikolla? Spiropali vjen pa ngarkesa nga e shkuara politike, s’ka qenë pjesë e akuzave apo dosjeve penale të prokurorisë, s’ka qenë pjesë e sigurimit të Shtetit. Jam nga ata që nuk vlerësoj se kush është socialist është djall dhe kush është demokrat engjëll. Mendoj që djalli dhe engjëlli është brenda çdo kujt. Në raport me kryetarët e tjerë socialist, Spiropali është me e përshtatshme dhe i përkon vitit 2024. Prodhon jo vetëm ide politike, por edhe aksion. Njeri i veprimit. S’mund të jetë i niveleve që ne do të dëshironim, siç ka qenë Arbnori, por krah Ruçit që ka qenë ministër i brendshëm i sistemit komunist, mendoj se është me përshtatshme Elisa edhe për opozitën shqiptare”, tha Spahiu për Report Tv.
/a.r