Liderët e rinj të politikës në Shqipëri, janë në fokusin e “Barometrit” në Euronews Albania në sondazhin e radhës. 1000 qytetarë janë pyetur ballë përballë për pëlqyeshmërinë ndaj tyre.
Nga të dhënat e përftuara nga “Data Centrum” rezulton se figurat e reja të politikës në Shqipëri, mes Arlind Qorit, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapaj, ky i fundit ka pëlqyeshmërinë më të lartë se dy të tjerët.
Specifikisht, 35 % e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Adriatik Lapajn dhe “ lëvizjen Shqipëria bëhet”, 22.2 % e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Arlind Qorin e “Lëvizja Bashkë” dhe 17.9 % kane mendim pozitiv për Endri Shabanin e nismës “ Thurje “.
E përmbysur është renditja e tyre për mendimin negativ , me 25.4 % për Shabanin , 21.6 për Qorin dhe 17.4 për Lapajn .
Të tre bashkë në analizën e matjeve në tre muaj rezultojnë të jenë rritur në pëlqyeshmëri nga nëntori 2023 në janar të 2024 .
Arlind Qori : Mendimi pozitiv për të ishte 17.6 përqind në nëntor të 2023 u bë 22.2 në janar të 2024.
Endri Shabani kishte pëlqyeshmëri 13 % në nëntor të 2023 dhe u bë 17.9 % në janar të 2024 .
Adriatik Lapaj kishte 22.7 % pëlqyeshmëri dhe u be 35 % ne janar te 2024 .
Gjithsesi përveç diferencave në pëlqyeshmëri ajo që kanë të përbashkët te tre figurat e lëvizjeve të reja poltike në vend është se kanë mendim pozitiv mes socialisteve dhe demokrateve dhe kanë ende nivel të lartë mosnjohjës në publik.
Endri Shabanin nuk e njohin 44 % e të pyeturve, Arlind Qorin 42.7 % dhe Lapajn 37.2 % .