Socialistët kritika për Xhaçkën: Inekzistente në Facebook, shembull se si një anëtar i PS s’duhet të jetë

Një tjetër emër nga radhët e socialistëve e cila është marrë si “shembull i keq” se si një anëtarë i PS-së nuk duhet të jetë është ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi ka mësuar me burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së partisë se pakënaqësia ndaj saj lidhet me aktivitetin që ajo ka pasur në rrjetin social Facebook.

Sipas konstatimit, pasi Xhaçka ka lënë postin e ministres ka qenë inekzistente në rrjete sociale.

Më herët, kritika pati për Etjen Xhafajn me argumentin se ky i fundit nuk ka bërë një analizë të hollësishme për performancën e PS në këtë bashki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com