Gazetari Ervis Hasanaga, i arrestuar për lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë, është shprehur i penduar në polici.
Ai ka pranuar se ishte i vetëdijshëm për punën që po bënte, por i duheshin paratë.
“Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”./m.j