Doktori i Vip-ave, Slerdi Faria ka folur së fundmi për ndërhyrjet më të shpeshta që kërkohen nga klientë në klinikë.
“Në vend të parë është si gjithmonë operacioni i hundës, pastaj vijon me operacionet e gjoksit sepse janë disa lloje. Gocat e reja zakonisht bëjnë zmadhim gjoksi, “lifting” me ose pa proteza. Është një kategori tjetër ku femra bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale, reduktim i gjoksit që shpesh e bëjnë jo vetëm për anën estetike por më tepër nga ana shëndetësore.”, ka thënë ai.
Gjithashtu doktori ka folur në “Top Albania Radio” edhe për një rast të pazakontë, ku një burrë kishte sjellë gruan edhe të dashurën për të bërë ndërhyrje estetike në klinikë në të njëjtën ditë.
“Vijnë shpesh, sidomos gjatë verës nga jashtë. Emigrantët të cilët sjellin të dashurën ose të fejuarën i bëjnë dhuratë një ndërhyrje kirurgjikale. Ka qenë njëherë që në të njëjtën ditë një zotëri solli operoi dhe gruan dhe të dashurën. Ato ndodheshin në dy dhoma të ndryshme në repart, në fillim hyri tek njëra për ta parë, pastaj tek tjetra për ta përshëndetur.”, ka treguar Skerdi Faria.