Bizneset e vogla, me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk raportojnë një ulje të korrupsionit dhe barrës administrative me marrjen e shërbimeve online nga platforma e-Albania.
Pavarësisht se qeveria kaloj ofrimin e këtyre shërbimeve online që prej 1 majit 2022, bizneset nuk shprehen të kënaqura.
Në anketën e zhvilluar nga Këshilli i Investimeve për cilësinë e shërbimeve publike digjitale sipas këndvështrimit të biznesit, rreth 72% e sektorit raportojnë se praktikat korruptive nuk janë reduktuar po ashtu dhe barra administrative ndërsa 79% e tyre thonë se barra administrative nuk i është lehtësuar.
Rreth 325 bizneset e përfshira në anketë nga shërbimet që e-Albania ofron, ankohen se ka vonesa në marrjen e shërbimit ka vështirësi në ndërveprimin me institucionet, ndërsa shprehen të shqetësuar edhe për sigurinë e të dhënave.
Bizneset e vogla kërkojnë rihapje edhe të pikave fizike për përftimin e shërbimeve për arsye të pamundësisë së përdorimit të platformave online apo edhe mungesës së mbështetjes institucionale.