Skenë si në filma në Serbi/ U hodh nga mjeti për t’i shpëtuar policisë, por përplas furgonin dhe plagos 42 persona, arratiset shoferi shqiptar. Në makinë fshihte…

Në autostradën në afërsi të Bela Pallankës në drejtim të Nishit, në dalje nga autostrada për në Bela Pallankë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilin janë lënduar 42 shtetas të huaj.

Në aksionin e Policisë Kufitare, e cila tentoi të ndalonte një furgon të drejtuar nga një shtetas shqiptar dhe në të cilin po transportonte rreth 40 emigrantë nga Afganistani dhe Nepali, pasi u hodh nga automjeti në lëvizje dhe tentoi të arratisej, një numër personash nga automjeti është lënduar.

Një furgon me rreth 40 emigrantë të parregullt ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në zonë, është konfirmuar nga komisariati i Pirotit.

Furgoni ishte me targa të Serbisë, ndërsa në vendin e aksidentit mbërritën ekipet e emergjencës nga Piroti dhe Nishi, të cilët i transportuan të lënduarit në spitalet e këtyre dy qyteteve.

Ambulanca në Pirot ka konfirmuar për Tanjug se në spitalin e atij qyteti janë sjellë 18 emigrantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com