Skemë mashtrimi prej 12 mld dollarëshe, dënohet me vdekje 67-vjeçarja në Vietnam

Një gjykatë në Vietnam ka dënuar me vdekje manjaten e pasurive të patundshme, Truong My Lan. 67-vjeçarja u dënua për rolin që ka pasur në një çështje mashtrimi financiar prej 12.46 miliardë dollarësh.

Gjyqi ndaj saj nisi më 5 mars dhe u mbyll më herët nga ç’ishte planifikuar dhe u cilësua si fundi dramatik i një fushatë kundër korrupsionit të nisur nga lideri i Partisë Komuniste në pushtet, Nguyen Phu Trong.

Lan, drejtuesja e zhvilluesit të pasurive të patundshme Van Thinh Phat Holdings Group, u shpall fajtore për përvetësim, ryshfet dhe shkelje të rregullave bankare në fund të një gjyqi në qendrën e biznesit të qytetit Ho Chi Minh, sipas raportimit të media shtetërore.

“Ne do ta vijojmë betejën dhe do të shohim se ç’mund të bëjmë,” i tha një anëtar i familjes agjencisë së lajmeve Reuters.

Përpara se të merrej verdikti, ai tha se Lan do ta apelonte dënimin. Lan ishte deklaruar e pafajshme për akuzat për përvetësim dhe rryshfet.

Vietnami vendos dënimin me vdekje kryesisht për vepra të dhunshme, por edhe për krime ekonomike. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se në vend janë ekzekutuar qindra të dënuar në vitet e fundit, kryesisht me injeksion vdekjeprurës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com