‘SKAP”/ Balla i përgjigjet Foltores: ‘Tritol’ ndaj drejtësisë, s’është rastësi që babai juaj politik luftën e ka gjithnjë me prokurorët e SHBA

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në Komisionin e Sigurisë, i është përgjigjur deklaratave të deputetëve të Rithemelimit. Flamur Noka e quajti Prokurorinë e Posaçme, ‘SKAP’.

Teksa po diskutohej edhe për tritolin në banesën e gjyqatrit, Balla tha se kjo retorikë është një lloj ‘tritoli’ ndaj drejtësisë.

Ballla u kujtoi edhe sulmet e Sali Berishës ndaj drejtësisë, duke thënë se “babai i tyre politik” e ka pasur gjithmonë luftën me drejtuesit e prokurorisë e tani e ka radhën Altin Dumani”.

”Në këto 30 vite ka ndodhur gjithçka. Ka ndodhur më 8 shtator 2011, gjyqtari Skerdilajd Konomi është hedhur në erë ndërsa shkonte në detyrë.

Përsëri edhe atëherë edhe sot them të njëjtën gjë, ti zotëri hiq dorë nga ‘Skapi’, ‘Skapi’ edhe ata kolegët e tu, se kjo qasje dhe retorike është tritol, po i një forme tjetër. Është e papranueshme që ligjvënësi, politikani të etiketojë institucionet e drejtësisë me këtë gjuhë.

Kujtoj ndërsa Kuvendi investoi në një komision hetimor për të shkarkuar një kryeprokuror. Nuk është rastësi që babai juaj polik e ka pas luftën me drejtuesit e prokurorisë, nga Maks Haxhia, te Arben Rakipi, te Ina Rama dhe tani te Altin Dumani. Nuk është rastësi, dy profesione i ka pas armiq të përbetuar kryeprokurori dhe ambasadori amerikan”, tha Balla./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com