Skandali te “Onkologjiku”/ Zbardhet dëshmia e mjeku Gashi në SPAK: Nuk jam korruptuar! Isha i dy punësuar, sepse…

Edmond Gashi dha deklaratë si person nën hetim nga SPAK përpara një hetuesi të BKH dhe prokurorit të dosjes së Onkologjikut.

Pasi ka përfunduar marrja e tij në pyetje gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se mjeku ka kundërshtuar gjetjet e hetimit duke thënë se nuk kishte kryer korrupsion.

“Ndaj u angazhova në dy punësim edhe në shtet edhe në klinikë, për të mos u përfshirë në mitmarrje”, ka pretenduar mjeku, sipas të cilit rezulton se ka kryer në tepër ndërhyje në shtet për pacientët, sesa në klinikën e tij private.

Më pas mjeku, sipas burimeve të Anila Hoxhës ka treguar se pacientët zgjidhnin dhe kërkonin të ndiqeshin edhe në klinikën e tij siç ishte edhe rasti i pacientes bërë publik gjatë hetimit.

Gashi u shoqërua nga avokatja e tij Xhoi Nela, ndërkohë që gjatë javës së kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit i ka lënë disa detyra Spakut për Onkologjikun.

Midis tyre të tregojë nëse drejtoresha e Onokologjikut e ka menaxhuar apo jo situatën siç duhet, teksa vartësit kryenin aktivitetin kriminal duke zhvatur pacientët.

Një nga këto gjurmë që kërkon gjykata të gjendet është nëse ka dërguar apo jo drejtoresha e Onkologikut një kallëzim të mëparshëm në prokurorinë e Tiranës, e cila finalizoi investigimin penal duke firmosur disa masa sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com