Skandali në Onkologjik, revoltohet Dash Shehi: Grup i strukutuar kriminal që ka dalë hapur

Kreu i LZHK-së Dash Shehi ka reaguar lidhur me skandalin ne Onkologjik.

Ai e quajti nje grup te strukturuar kriminal i cili ka dalë hapur.

Shehi gjithashtu beri edhe disa propozime.

Deklarata e plote:

“Shqiptarët janë mësuar me lloj lloj skandalesh, sikurse është edhe rasti më i fundit i kësaj Qeverie në spitalin e Onkologjisë. Nuk është lajm i ri për vendin tonë. Është thjesht dalja hapur e grupit të strukturuar kriminal të radhës. Por këtë herë, në goditje të shëndetit dhe jetës së pacienteve, pra, korrupsion në mjekësi.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” për këtë skandal ka qëndrimin e saj. Drejtuesit e shëndetësisë nuk mund të shfajësohen duke ua faturuar krimin vetëm personave të implikuar. Këta natyrisht që do të mbajnë përgjegjësi individuale, por llogaridhënia përpara shqiptarëve është e institucioneve. Kemi të bëjmë me një sistem shëndetësor të korruptuar, përgjegjësi e plotë e maxhorancës për politikat 11 vjeçare të dështuara që ka ndjekur në shërbimin shëndetësor.
*
Skandalet dhe korrupsioni janë bërë kryelajme të çdo dite në këto vite. Përfundimisht, populli i vendit tonë nuk pret më asgjë nga kjo maxhorancë, e cila në rastin më të mirë është e konsumuar totalisht dhe në rastin më të keq është e kriminalizuar ndaj tij.

E vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet politike të vitit 2025. Gjëja themelore në demokraci është vota, sepse nga vota e lirë dhe e ndershme burojnë të gjitha institucionet e këtij vendi.

Është fakt dhe jemi të shqetësuar se procesi demokratik nga zgjedhja në zgjedhje ka pësuar një regres të paimagjinuar.

Sot, do të adresojm vetëm çështjen madhore të demokracisë, pikërisht çështjen nga ku burojnë të gjitha krizat e vendit tonë. Në këtë kontekst, në platformën e saj për zgjedhjet politike të vitit 2025, prioritet kryesor do të jetë Reforma Zgjedhore, me katër shtyllat e saj:
• Shqipëria me sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
• Lista të hapura
• Votim dhe numërim elektronik
• Vota e diasporës
Ne mendojmë dhe besojmë se ky është shqetësimi i gjithë opozitës shqiptare, prandaj u bëjmë thirrje partive politike parlamentare dhe joparlamentare, faktorit ndërkombëtar, institucioneve që janë ngarkuar ligjërisht për zgjedhjet, shoqërisë civile, ekspertëve në këtë fushë, etj, që, këtë periudhë kohore deri në mbylljen e këtij sesioni parlamentar, të përqëndrohemi totalisht te Reforma Zgjedhore.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, si subjekt me identitet të qartë kombëtar dhe demokratik, si dhe me moral të papërlyer ndaj zgjedhësve, ka ndërmarrë inisiativën që, më datë 5 korrik 2024, të thërrasë një tryezë me të gjithë aktorët dhe faktorët e mësipërm, për të diskutuar dhe koordinuar hapat që do të bëjë opozita.

Jemi përpara një domosdoshmërie historike që, pas 33 vitesh shpërdorim vote, t’ju kthejmë zgjedhësve besimin te zgjedhjet e lira, të ndershme, të besueshme dhe të pakontestuara nga konkuruesit”, shkruan Dash Shehi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com