Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, ndërsa është shfuqizuar masa për zv/drejtoreshën e QSUNT, Brikena Qirjazi dhe Halil Gashin. Po ashtu, Apeli i GJKKO-së ka ndryshuarmasën e sigurisë për farmacistin Florian Marku, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Zbulimi i skandalit në Spitalin Onkologjik nxori në pah sesi mjekët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nuk i jepnin shërbimin e duhur pacientëve, por i orientonin drejt spitaleve private.
Dosja po hetohet nga SPAK, pasi më herët prokuroi i Tiranës Bledar Valikaj shpalli moskompetencë.
SPAK tashmë do hetojë skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private. Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.
/a.r