Princ Leka ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë ku është konfliktuar me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia dhe babain e saj, Gjergj Zaharia.
Sipas dëshmisë që ai ka dhënë në polic, ai pretendon se pasi ka shkuar të takojë të bijën në rezidencën e Familjes Mbretërore në rrugën “Murat Toptani”, ka nisur edhe sherri me Gjergjin, i cili sipas tij, e ka goditur me shkelma dhe i ka grisur xhupin, më pas i ka gjuajtur edhe më një statujë druri.
“Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, pretendoi Princ Leka.
Po ashtu ai tregon se pas kësaj përplasjeje ka ardhur edhe ish-baskëshortja e tij, Elia, për të cilin thotë se e sulmuar fizikisht dhe ofenduar e kërcënuar. Sipas tij, ajo e ka ndjekur edhe jashtë oborrit, deri tek bulevardi.
“Unë kam tentuar që të largohem kësaj situate por gjatë largimit ish-bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kërcënuar. Më pas kam dale jashtë oborrit për tu larguar i ndjekur nga ish-bashkëshortja ime, e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke më ndjekur”, ka treguar princ Leka.
Dinamika e plotë e ngjarjes sipas Princ Lekës:
Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçari, pasi me ish bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administrates se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marveshjen.
Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish bashkeshorten.
Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia.
Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te nderosh rrugen kur te me shikosh mua
Reagimi im para kesaj situate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.
Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur, por une jam mbrojtur me parakrahe edhe jam goditur nga duart me te.
Me pas ka ardhur dhe ish bashkëshortja Elia Zaharia e cila edhe ajo ka filluar të më sulmojë fizikisht edhe duke më ofenduar e kercenuar edhe ajo. Une kam tentuar qe te largohem kesaj situate por gjate largimit ish bashkeshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kercenuar. Me pas kam dale jashte oborrit per tu larguar i ndjekur nga ish bashkeshortja ime e cila ka vazhduar edhe ne bulevardi duke me ndjekur.
Me pas jam paraqitur pranë Komisariatit Nr.1, per te bere kallzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore te këtij problemi.
Gjë tjetër me interes nuk kam, sa më siper janë thëniet e mia të vërteta dhe pasi i lexoj i firmos pa vërejtje./m.j