Erjon Teli, ish-shef i Marrëdhënieve më Publikun në “Pallatin Mbretëror”, në një lidhje me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ka dhënë detaje nga sherri mes princ Lekës dhe Elia Zaharias.
Sipas tij e gjithë ngjarja është stisur nga familja Zaharia, pasi duan të marrin prona që nuk ju takojnë.
Ai ka thënë gjithashtu se gjithë sherri ndodhi në sy të Princeshë Geraldinë.
Erjon çfarë ka ndodhur, duke qenë se ti je më afër me Princin Leka?
Kam ardhur për punët e mia në Tiranë, dhe më janë thënë nga ish-kolegët se çfarë ka ndodhur. Kam patur pak mundësi të komunikoj me Princin leka, i cili është në gjendje jo të mirë.
Ajo që më është thënë nga anëtarët e oborrit është se familja Zaharia e stisur këtë situatë, aludohet për çështje pasurie. Princi në orën 15:30 shkon të shohë vajzën, kanë një lidhje shumë të madhe. Princi kurrë s’ka dashur at dnajë pjatën me dikë tjetër.
Princi ka shkuar në shtëpinë e tij për të parë vajzën, në atë moment ka qenë dhe Gjergj Zaharia. Princi ka filluar të flasë me vajzën, Gjergji e ka fyer, princi i ka kërkuar që të largohet Gjergji.
Por Gjergji është çuar në këmbë, e ka fyer, i ka thënë mos hajde më këtu, kjo shpi na takon ne, e ka parë që Princi nuk po reagon, e ka goditur me shkelm.
Gjergji e di shumë mirë kush është Princi, një njeri shumë i edukuar. Vajza ka filluar të ulërasë, kur Gjergji po godiste Princin, ky ka thërritur babysiterin. Ka qenë traumatike kjo situatë./,/k