Skandali me mbetjet toksike, Arben Malaj: Berisha i shiti Kurum-it dy HEC-e me
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar lidhur me skandalin e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.
“Efektet toksike të Kurumit “kanë bërë pis” politiken shqiptare shumë më heret se kjo ngjarje dhe rrezikon te vazhdojne gjate” shkruan Malaj, duke kujtuar se qeveria e Sali Berishës i shiti Kurum dy nga hidrocentralet efektive ne vendin tone, ‘Bistrica 1 dhe Bistrica 2 në në vlerën e 52 milionë eurove.
Shitja e këtyre dy hidrocentraleve tepër produktive u bë pikërisht në janar 2013.
Malaj ngre dhe disa pyetje ndër të cilat përse skema të kam borxh/tvsh të papaguar dhe po të shes pasuri kombëtare për të shlyer borxhin – u aplikua vetem për KURUM, duke i shitur dy HC kompani publike – fitim prurese?
“Kujtoni kur qeveria e PD-se i shiti Kurum dy nga hidocentralet fitim prures ne vendin tone. Dy HC ishin ne kondicionet teknike me productive. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”
Novacioni financiar se i kemi borxhe nga mos rimbursimi i TVSH prandaj ju shesim dy HEC, eshte nje praktike korruptive e pa degjuar ne historine ekonomike te ndonje vendi. Keto dy HC mund te ishin nje garanci e madhe energjitike per Saranden dhe jugun e vendit.
Dy Hec rezultonin me fitim dhe s’kishte asnje argument perse duheshin shitur. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti.
Lista e pagesave te pa paguara nga buxheti perfshinte shume kompani shqiptare dhe te huaja.
Perse nuk u aplikua si nje skeme e zbutjes se borxheve edhe per kompani te tjera shqiptare dhe te huaja??
Perse skema “novatore” se te kam borxh/tvsh te papaguar dhe po te shes pasuri kombetare per te te shlyer borxhin – u aplikua vetem per KURIM, duke i shitur dy HC/ kompani publike – fitim prurese??
Efektet toksike te Kurimit nuk mund te ndalen te “”helmojne politiken shqiptare pa i pastruar rrenjet qe jane me te vjetra e ato tek mbetjet tokike minerale” shkruan Malaj.
Si iu shitën Hidrocentralet KURUM-it
Më 9 janar 2013 qeveria në atë kohë e drejtuar nga Sali Berisha mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse ekspertët në atë kohë e kritikuan ashpër shitjen e katër hidrocentraleve rentabël me çmime të ulëta. Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 u shitën për 52 milion euro. Ndërsa Ulza e Shkopeti u shitën për 57.5 milion euro.
Procesi i shitjes se“HEC Bistrica 1 dhe 2” nisi mbështetur në vendimet nr. 152 dhe 153, te Keshillit te Ministrave të datës 29.02.2012. Kontrata e blerjes u permbyll me 21 maj 2013 dhe marrëveshja për blerjen e 100% të aksioneve të këtyre shoqërive u lidh midis Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne cilesine e pronarit dhe shoqërise “Kurum International”, ne cilesine e fituesit te tenderit.
Te dy hidocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin rehabilituar plotësisht në kuadër te projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu” qe nisi 24 qershor 1999 dhe që kishte përfunduar me 31 dhjetor 2011. Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu”” financuar nga banka gjermane KfË- Bankengruppe ishte rreth 33,2 milione Euro. Nga ky financim 21 milione Euro ishin përdorur per rehabilitimin e plote të HEC Bistrica 1 dhe 2, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik. Periudha e shlyerjes së huasë 33 milione Euro sipas skedulit të pageses ka nisur 31 Korrik 2007 dhe përfundon me 30 Dhjetor 2044.
Më 4 mars 2013 Kuvendi miratoi shitjen e 4 Hidrocentraleve me 73 vota pro të mazhorancës, (atëherë qeveria e PD dhe LSI e Ilir Metës), 61 kundër të opozitës (atëherë Partia Socialiste). Ndërkohë në prill 2023, avokati Idajet Beqiri paditi në SPAK Sali Berishën, Ilir Metën dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.