Skandali/ Leka e nxori vetë videon dhe akuzoi policinë? Gazetarja zbardh detajin që ngre dyshime të forta

Përveç zhurmës së madhe që video e sherrit mes “Princit” Leka dhe familjes Zaharia shkaktoi që prej ditës së djeshme, një debat nisi edhe mbi faktin se kush e nxorri videon në rrjetet sociale.

Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po hetojnë tashmë mbi procedurat e ndjekura nga autoritetet, për të zbuluar nëse video doli prej tyre.

Paraprakisht, si Policia, dhe prokuroria e Tiranës e kanë mohuar një gjë të tillë, ndonëse “Oborri Mbretëror” i akuzoi drejtpërdrejt.

Por gazetarja Doriana Bezat dyshon se është vetë Princi Leka ai që e ka nxjerrë videon. Ajo tha se portali “Albanian Times” që e hodhi i pari videon, edhe më herët ka publikuar video ekskluzive nga Oborri Mbretëror. Madje ky portal ka qenë i pari që ka hequr videon.

“Ajo që më bën përshtypje janë servilat. Pati një jehonë të madhe pas publikimit të videos. Në optikën time, pa dashur të hedh akuza për askënd, kjo video u shpërnda në një portal anonim. Nuk është një gazetar kronike, apo një media e njohur. Ky është një portal anonim, dhe nuk është hera e parë që ky portal nxjerr video ekskluzive nga Oborri Mbretëror. Portali i cili e nxorri i pari në mënyrë ekskluzive është i pari që e ka hequr dhe ka mbyllur profilin. Qëllimin ata e kryen”, tha gazetarja Dorjana Bezat në emisionin “Top Talk”.

Ndërsa eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, shpjegoi pse sipas tij “Princi” Leka e filmoi sherrin me ish-bashkëshorten.

“Për fat të keq, me aq sa pashë në atë video, ai njeri nuk është rritur këtu, ka një kulturë anglo-saksone. Mendoj se duhet të ishte ndryshe sjellja e tij. Atë video e ka bërë që të provonte nesër pasnesër dhunën e ish-bashkëshortes dhe ish-vjehrrit të tij. Nuk është rasti i parë, mesa duket e kanë këshilluar që t’i përdorë në gjykatë nesër për çështje të fëmijës përshembull. Me këto filma ai ka menduar që të rëndojë pozitën e bashkëshortes në prag divorci, dhe që gjykata të dalë me një vendim sa më pranë tij”, u shpreh ai./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com