Zyra e prokurorit federal po kryen një hetim të veçantë për batalionin e katërt inxhinerik në Belgjikë.
Ky hetim lidhet me drogën, armët e batalionit ku dyshohet se ushtarët kanë shkëmbyer armë me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene.
Poashtu dyshohet se ushtarët kanë shitur drogëra të njëjtave banda.
14 ushtarë janë pezulluar nga detyra e ndërsa kjo ngjarje është përshkruar si një skandal që ka tronditur armatën belge.
Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe kreu i ushtrisë Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të zbuluara nga hetimet.
“Ne do të shohim se cilat janë përfundimet e prokurorisë” tha Hofman për këtë çështje.